Skender Hyseni është emëruar Koordinator për Dialogun me Serbinë.
Skendër Hyseni – vetëm dy ditë para takimit në Bruksel – është emëruar Koordinator Shtetëror për Dialogun, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook.
Ai ka shkruar se “duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi ka emërua, Hysenin si Koordinator për Dialogun me Serbinë”.
Hyseni tani do të jetë udhëheqës i delegacionit kosovar sa herë përfaqësuesit e Kosovës takohen me ata të Serbisë, por jo në nivel udhëheqësish shtetërorë.
Këto takime, duke filluar nga e enjtja, do jenë në nivel ekspertësh.
Për mos zbulimin e emrit deri vetëm dy ditë para takimit, kanë reaguar partitë opozitare.
Ka qenë Lëvizja Vetëvendosje që në një komunikim për Insajderi-n, e ka quajtur këtë mungesë emri, si jo-transparencë.
Për të njëjtën çështje, pra mungesën e emrit, Insajderi ka komunikuar edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri.
Ai, veç katër orë para se të publikohej emri i Hysenit, i tha Insajderi-it se “S’ka emër, s’ka emërim”, ishte përgjigjur shkurt Tahiri.