Prishtina vazhdon të kryesojë listën me më së shumti të infektuar me Covid-19, 91 raste të reja

Prishtina vazhdon të kryesojë listën me më së shumti të infektuar me Covid-19, 91 raste të reja

Komuna me më së shumti raste të reja pozitive me Covid-19 edhe sot vazhdon të jetë Prishtina.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka njoftuar se nga testimi I 415 mostrave të marra nga SHSKUK-ja, pozitive kanë dalë 168 mostra.

Nga ky numër, 91 raste të reja janë konfirmuar në Komunën e Prishtinës.

Pas Prishtinës, me numër më të madh të rasteve të konfirmuara në 24 orët e fundit, renditen Podujeva, Ferizaj, Deçani, Peja, Fushë Kosova, Gjakova, Drenasi, Obiliqi, Malisheva, Mitrovica,  Prizreni Shtimja, Vushtrria, Lipjani, Skënderaj.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit”, thuhet në raport.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tre mijë e 226 raste, kurse numri i rasteve aktive është dy mijë e 675. /Insajderi.com/