Ka vdekur nga COVID-19 biznismeni i njohur kosovar, Latif Kryeziu.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka vlerësuar lart veprimtarinë e tij në lirinë dhe pavarësinë e vendit, por edhe për kontributin e madh edhe në ekonomi.
Ky është njoftimi i Thacit:
Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij./Insajderi.com