Bordi i Telekomit të Kosovës jep dorëheqje

Bordi i Telekomit të Kosovës jep dorëheqje

Pas zhvillimeve të fundit në Telekomin e Kosovës, Bordi i përkohshëm i PTK-së ka dhënë dorëheqjen, njofton Insajderi.

Kjo ka ardhur pasi përmbaruesi ka tërhequr nga xhirollogaria e kësaj ndërmarrjeje të gjitha mjetet që posedonte.

Raportohet se shuma e cila është tërhequr arrin shifrën në 26 milionë.

Sipas njoftimeve të sotshme, Blerim Devolli dhe Ilir Mullhaxha i kanë tërhequr të gjitha mjetet nga Telekomi i Kosovës, dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek bordi i PTK-së.

Bordi i Telekomit dorëheqjen e ka paraqitur përmes një letre dërguar kryeministrit Avdullah Hoti, ku ndër të tjera kanë paraqitur edhe gjendjen në të cilën e kanë gjetur ndërmarrjen./Insajderi.com