Phillips: Caktojeni një afat për dialogun – s’mund të vazhdojë pafundësisht

Phillips: Caktojeni një afat për dialogun – s’mund të vazhdojë pafundësisht

Drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Columbias në New York, David Phillips, ka deklaruar se kur bëhet fjalë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, caktimi i një afati, një date konkrete, mund t’i detyrojë palët të marrin vendime të vështira për të arritur një marrëveshje, megjithatë është e domosdoshme të ndodhë kjo, njofton Insajderi.

Ai ka deklaruar për Zërin e Amerikës se dialogu s’mundet dhe s’duhet të vazhdojë pafundësisht.

“Bashkimi Evropian, si një ndërmjetës, duhet të përcaktojë një afat për përfundimin e dialogut, sepse procesi nuk duhet të vazhdojë pafundësisht”, ka pohuar Phillips.

“Unë mendoj se 12 muaj është një periudhë e arsyeshme,” pohoi ai.

Phillips ishte ish këshilltar i lartë i Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjithashtu pozitë të njëjtë kishte mbajtur dikur edhe në Departamentin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Insajderi.com