Drejtoresha e Pulmologjisë infektohet me Covid-19

Drejtoresha, Rukije Mehmeti e Klinikës Infektive ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Drejtoresha e Pulmologjisë infektohet me Covid-19

Drejtoresha e Klinikës së Pomologjisë në QKUK, Rukije Mehmeti ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës së Pomologjisë.

“Po kam rezultuar pozitiv. Kjo është pjesë e punës tonë. Edhe këtë e kemi marr parasysh se mund të infektohemi por kurrë nuk do të largohemi nga detyra”.

Ajo shprehu gatishmëri se menjëherë pasi t’i përmirësohet gjendja do të kthehet tek pacientët.

“Si të më kalon prap do të jem pranë pacientëve”, ka deklaruar Mehmeti.

Deri më tani në Kosovë janë rreth 500 punëtorë shëndetësor të infektuar me Covid-19. /Insajderi.com/