Mustafa: Protesta e sotme kundër xhamisë tregon kompleksitetin e inferioritetit që jemi myslimanë

Protesta e sotme është kundërshtuar nga kryetari LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa: Protesta e sotme kundër xhamisë tregon kompleksitetin e inferioritetit që jemi myslimanë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me protestën e sotme kundër ndërtimit të xhamisë së re në Prishtinë.

Mustafa ka thënë se protesta e sotme tregon kompleksin e inferioritetit të faktit që në Kosovë janë 95% myslimanë.

“Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 perqind muslimanë. Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Në Kosovë ka shpërthyer debati në momentin që filloi ndërtimi i xhamisë me arkitekturën osmane. /Insajderi.com/

Postimi i plotë: