Xhamia në mes ndërtimit dhe tensionit

Ndërtimi i xhamisë ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Xhamia në mes ndërtimit dhe tensionit

Sot në Prishtinë është kundërshtuar ndërtimi i Xhamisë së Madhe.Bottom of Form

Një grup qytetarësh dolën para vendit ku do të ndërtohet xhamia për të shprehur kundërshtimin e tyre që siç pretendojnë se kjo xhami është neo-otomane dhe në vete ka një mesazh politik.

Mesazhi politik po i referohet presidentit të Turqisë, Recep Taip Erdogan – kjo xhami financohet nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari LDK-së, Isa Mustafa dhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, kanë shprehur qëndrimet e tyre rreth xhamisë.

Madje, Mustafa protestën e ka quajtur kompleksitet i inferioritetit nga fakti që populli i Kosovës është myslimanë.

Në anën tjetër, në rrjete sociale ka përplasje në mes qytetarëve në lidhje me xhaminë.

Xhamia e Madhe ka qenë e planifikuar të ndërtohet tash e një kohë, por përfundimi i këtij projekti nuk ka ndodhur dhe në disa momente është aktivizuar si temë. /Insajderi.com/