Albena Reshitaj – letër Vjosa Osmanit: Të testohen të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës

Albena Reshitaj – letër Vjosa Osmanit: Të testohen të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës

Deputetja e Kuvendit te Kosovës, Albena Reshitaj, i ka shkruar letër kryeparlamentares, Vjosa Osmani nga e cila kërkon që të paraqesë kërkesë tek institucionet shëndetësore që ta bëjnë testimin për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, njofton Insjaderi.

Ky veprim i Reshitajt vjen pasi qe disa deputetë të dyshuar se mund të jenë të infektuar me Covid-19, po i kryejnë haptas detyrat e tyre në institucione duke mos e respektuar masën e vetizolimit.

“Sot, me shqetësim përcolla punimet e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të publikuar në faqe të Kuvendit të Kosovës, ku haptazi nga ana e deputetëve janë ngritur dyshime që disa deputet të këtij komisioni kanë rezultuar pozitiv dhe nuk kanë ndërprerë aktivitetet e tyre, nuk kanë respektuar protokolin e trajtimit për të prekurit me Covid 19. Veprime të tilla nga ana e deputetëve janë mjaft shqetësuese dhe jo humane.

Nisur nga ky fakt në cilësinë e Kryetarës së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, por edhe si profesioniste shëndetësore, me mirësi ju lus që të kërkoni nga Institucionet përgjegjëse shëndetësore që të realizojnë testim për Covid19 për të gjithë deputetët e Kuvendit dhe stafin administrative”.

Reshitaj më pas ka shtuar se testimi për të gjithë deputetët është shumë me rëndësi dhe ndikon në mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com