COVID-19 tregon edhe njëherë “dhëmbët” në Kosovë

Përsëri ka rritje të numrit të të infektuarve, 241 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të mërkurën.

COVID-19 tregon edhe njëherë “dhëmbët” në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 241 raste të reja me coronavirus.

Në momentin që situate fillojë të behet më stabile, pas nga 200 raste kishte rënie në mbi 100 raste në ditë, e mërkura shënoi një kthim mbrapsht.

241 raste është rekordi tjetër i zi, ndërsa tashmë vdekjet kanë prekur shifrat 150 që nga koha kur shpërtheu pandemia më 13 mars.

Përkundër se Qeveria e Kosovës ka ndëshkuar qytetarët për mosmbajtjen e maskave dhe bizneset sidomos të gastronomisë për mos zbatim të rregullave të parapara kundër COVID-19 – situate duket të mos jetë përmirësuar.

Po apelohet  në sa më shumë kujdes në mënyre që të parandalohet coronavirusi.

Po ashtu shumë figura publike sidomos nga Kuvendi i Kosovës janë infektuar nga COVID-19.

Momentalisht Prishtina mbetet vatra e virusit në Kosovë, rastet në përgjithësi në kryeqytet tash e disa ditë kanë tejkaluar shifrën 1.000 raste pozitiv. /Insajderi.com/