Policia raporton për aksidentët e së mërkurës

40 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së fundit në Kosovë.

Policia raporton për aksidentët e së mërkurës

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 40 aksidente, nga këto aksidente 21 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërsa, raportohet nga Policia e Kosovës se 19 aksidente kanë pësuar vetëm dëme materiale.

Gjatë të mërkurës një person ka vdekur nga aksidenti në Komunën e Podujevës.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit,  ka shqiptuar 1 mijë e 243 gjoba.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, policia ka arrestuar 10 të dyshuar, 6 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 tjetër në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com/