Deputeti Avdyli shërohet nga Coronavirusi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës është shëruar nga coronavirusi.

Deputeti Avdyli shërohet nga Coronavirusi

Deputeti i Lidhja Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, është shëruar nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Këtë e ka thënë vetë, Avdyli, në një postim në Facebook në të cilin ka shkruar se do t’i rikthehet obligimeve si deputet në seancën e radhës.

“Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim. Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e radhës”, ka shkruar Avdyli.

Avdyli ka treguar edhe agjendën e tij si mjek, ku nga e shtuna do të rikthehet tek pacientët.

“Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermiereve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faleminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi”, përfundoi Avdyli. /Insajderi.com/