Pa marrëveshje, Kosova e Serbia bllokohen – thotë Damon Wilson

Pa marrëveshje, Kosova e Serbia bllokohen – thotë Damon Wilson

Pa një marrëveshje me Kosovën, Serbia është e bllokuar, por e njëjta e ardhme e bllokuar vlen edhe për Kosovën pa një marrëveshje me Serbinë.

Kështu ka thënë Damon Wilson, nënkryetari Ekzekutiv i Këshillit Atlantik të Shteteve të Bashkuara, gjatë një konferencë që po mbahet në Beograd, njofton Insajderi.

Në një panel – Wilson po merrte pjesë virtualisht – në Beograd, amerikani foli për marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-ve gjithashtu, por edhe për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, duke vlerësuar se e ardhmja e Serbisë është e bllokuar pa marrëveshje me Prishtinën, por edhe se “e ardhmja e Kosovës është më e keqe pa një marrëveshje të tillë”.

Ai ka treguar edhe për ndryshimin e qasjes që Uashingtoni e ka pasur karshi Serbisë dhe presidentit aktual serb, Aleksandër Vuçiq.

Ka deklaruar se Vuçiq ka bërë përpjekje në vazhdimësi për të zhvilluar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, gjë e cila nuk ka kaluar pa u vërejtur në Uashington./Insajderi.com