Ish-kryeparlamentari ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, ai ka marrë urim shërimi nga kryetari NISMA-s, Fatmir LImaj.
Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Ishte raportuar jozyrtarisht se Krasniqi është infektuar me COVID-19.
Lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar shërim të shpejt kryetari të këshillit kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqit.
“I uroj shërim të shpejtë mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Jakup Krasniqi pas infektimit me COVID-19”, ka shkruar ndër tjerash Limaj në Facebook.
Krasniqi i shtohet listës së personave publikë që infektohen me virusin COVID-19. /Insajderi.com/