Maqedonia e Veriut diskuton heqjen e testeve PCR për Kosovën

Maqedonia e Veriut diskuton heqjen e testeve PCR për Kosovën

Komisioni për Sëmundje Infektive i republikës së Maqedonisë së Veriut  do të diskutojë gjatë vikendit për heqjen e masave kufizuese për vendet e rajonit, njofton Insajderi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se lehtësimi nënkupton edhe heqjen e PCR testeve për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë.

Rekomandimi i KSI-së duhet miratuar në Qeveri, pas çka lëvizja e lirë pritet të fillon nga e hëna e ardhshme./Insajderi.com