Sheshel: Armatosja e shqiptarëve të Kosovës është përgatitje për luftë

Sheshel: Armatosja e shqiptarëve të Kosovës është përgatitje për luftë

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, ka thënë se armatosja e Forcave të Sigurisë së Kosovës nënkupton “përgatitje për luftë”, shkruan Danas, njofton Insajderi.

Sheshel ka folur kështu për shkak të një furnizimi me armë që FSK pritet t’i blejë nga Gjermania. Bëhet fjalë për armatim më të rëndë.

Ai për këtë ka mbajtur konferencë për media, ka deklaruar se “serbët duhet ta marrim shumë seriozisht dhe se duhet të jemi të gatshëm për çdo eventualitet“.

Ai ka deklaruar se kjo po ndodhë derisa në Serbi po vazhdon “Java e NATO-s”.

Prandaj ai ka deklaruar se do të vazhdojë fushatën anti-NATO dhe vetëm sa do ta ashpërsojë atë.

“Ne do të vazhdojmë t’u tregojmë serbëve se pakti i NATO-s është kriminal”, potencoi Sheshel./Insajderi.com