Ambasada e Amerikës thotë se zgjedhjet në UP duhet të jenë të lira nga politika

Ambasada e Amerikës thotë se zgjedhjet në UP duhet të jenë të lira nga politika

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kërkuar që zgjedhjet e ardhshme të Universitetit të Prishtinës të mos jenë të varura nga politika.

Sipas kësaj ambasade, udhëheqja e ardhshme e këtij institucioni publik, duhet të zgjidhet në bazë të meritave profesionale dhe akademike, duke qenë e lirë nga politika.

Kështu është thënë në një postim në Facebook, të Ambasadës Amerikanë në Kosovë.

“Zgjedhjet e ardhshme të Universitetit të Prishtinës duhet të mbeten të lira nga politika. Udhëheqja e re e këtij institucioni publik duhet të zgjidhet në bazë të meritave profesionale dhe akademike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ky reagim nga Ambasada e SHBA-së ka ardhur si pasojë e zgjedhjeve që pritet të mbahen për rektor të UP-së.

Lidhur me lidershipin e ardhshëm të Universitetit të Prishtinës, para pak ditës është deklaruar profesori i shkencave politike, Zenun Halili, i cili ka konfirmuar se ka nisur konsultat me stafin akademik të UP’së për të siguruar mbështetjen për Rektor të universitetit të themeluar më 18 nëntor 1969. /Insajderi.com/