Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka dërguar letër për deputetët e Kuvendit, të cilët janë duke mbajtur seancë plenare.
Këtë e ka bërë të ditur kryekuvendarja, Vjosa Osmani, ndërkaq letra mban datën 15 korrik dhe është kërkuar që të lexohet në seancën e sotme, respektivisht më 23 korrik.
Menaxhmeti i Telekomit ka kërkuar nga deputetët që të hetohet me seriozitet dhe këmbëngulje kontrata me “Dardofon”, pasi sipas tyre, ka shumë argumente se është dëmtuar rëndë Telekomi, e me këtë edhe buxheti i shtetit dhe aksionari.
“Mosveprimi me masa urgjente dhe veprime të shpejta përkitazi me gjendjen në Telekomin e Kosovës rrezikon të sjellë momentin e ndërprerjes së ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike”. /Insajderi.com/