Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës, ka njoftuar se nesër i pari i shtetit, Hashim Thaçi pret në takim kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin.
Përmes një njoftimi për media nga kjo zyrë, thuhet se takimi pritet të fillojë më datë 24 korrik nga ora 09:00 e mëngjesit.
Edhe pse nuk janë publikuar arsyet e këtij zhvillimi të nesërm, tutje njoftohet se ky takim do të mbahet në Kabinetin e Presidentit.
Ndërsa, medieve iu lejohet të marrin pamje në fillim të takimit. /Insajderi.com/