Veselit i vërtetohen dyshimet – del pozitiv me COVID-19

Veselit i vërtetohen dyshimet – del pozitiv me COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka rezultuar pozitiv pasi është testuar për COVID-19, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Veseli me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Edhe sot, e enjte, më herët gjatë ditës, kryetari i PDK-së, njoftoi se e ka bërë testin, meqë po dyshon se i ka simptomat.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, ka shkruar Veseli.