Djali i Jakup Krasniqit me humor tregon se edhe ai është infektuar

Djali i Jakup Krasniqit me humor tregon se edhe ai është infektuar

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, së bashku me djalin e tij, Arian Krasniqin, kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Se nga kjo pandemi është prekur edhe ky i fundit, është bërë e ditur nga vetë Arian Krasniqi, i cili përmes një fotografie të postuar në Facebook, ia ka bashkëngjitur mbishkrimin ku ka përdorur edhe humor, se Coronavirusi ua lëshoi mjekrat vetë Arianit dhe babait, Jakup Krasniqit.

Ariani tregoi se në fillimin e pandemisë kishte vendosur së bashku me babain e tij t’i lëshojnë mjekrat. Megjithatë tash pandemia ua lëshoi këtyre dyve.

“Ne fillim te pandemise i leshuam mjekrrat me shume se zakonisht, eh keto dite pandemia n’a i leshoj neve”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai tha se virusi nuk po duket krejtësisht i lehtë, megjithatë shprehet i bindur se do ta kalojnë dhe se është i përballueshëm.

“Covidi po n’a sfidon, por sic ka ardh edhe do te shkon. Megjithese jo krejt i leht, por i perballueshem do te jete edhe per ne”, shkroi Krasniqi.

Ne fillim te pandemise i leshuam mjekrrat me shume se zakonisht, eh keto dite pandemia n’a i leshoj neve.

Covidi po n’a…

Posted by Arian Krasniqi on Thursday, July 23, 2020

 

Lajmin për infektimin me Coronavirus, Jakup Krasniqi e ka konfirmuar edhe vetë për Express, duke thënë se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij.

“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi. /Insajderi.com/