Një doktor i Spitalit të Gjakovës ka ndërruar jetë nga COVID-19
Spitali I Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar se kirurgu, Ali Tolaj ka ndërruar jetë pasi nuk arriti ta përballonte Coronavirusin.
Në një postim në Facebook, faqja zyrtare e këtij publike ka shkruar se Tolaj nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës deri në ditën kur doktori kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus
“Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menagjmenti, koleget, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.
Numri i vdekjeve të konfirmuara deri më tash në Kosovë ka arritur në 158. /Insajderi.com/