Shqipëri: Vdes një 27 vjeçar nga COVID-19

Shqipëri: Vdes një 27 vjeçar nga COVID-19

Ka vdekur një 27 vjeçar nga Coronavirusi në Shqipëri, njofton Insajderi.

Sipas mediave në Shqipëri i riu ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.

27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte a-simptomatik për COVID-19.

Më herët u raportua se dhe një 43-vjeçare nga Durrësi kishte humbur jetën pasi ishte prekur nga COVID-19./Insajderi.com