Të enjten mbrëma rreth orës 22:00 në “Rrugën e Plastikave” në Shkup, ka ndodhur një incident i armatosur ku ka mbetur i plagosur R.B. i lindur në vitin 1952, pronar i një dyqani në “Rrugën e Plastikave”, njofton Insajderi.
Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme nga ku njoftojnë se diku rreth orës 21:30 persona të panjohur kanë sulmuar djemtë e R.B.
Personi R.B i cili jeton në katin sipër dyqanit, kur zbret poshtë për të parë se çka po ndodhë, njëri nga sulmuesit nxjerr armën dhe gjuan në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë dhe më pas personat e panjohur janë larguar nga vendngjarja.
R.B. me një makinë private është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, për trajtim mjekësorë.
Ndihmë ka kërkuar edhe njëri nga djemtë e R.B.
Menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë, ku kanë gjetur edhe një gëzhojë dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit./Insjaderi.com