Pacolli-Hotit: Në Bruksel po shkoni si pula, këtu po trimëroheni

Pacolli-Hotit: Në Bruksel po shkoni si pula, këtu po trimëroheni

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një kundërpërgjigje ndaj kryeministrit Hoti, ka deklaruar se kryeministri edhe po të dojë, sipas saj, nuk di si të udhëheqë dialogun.

Pacolli tutje ka fyer delegacionin kosovar të prirë nga kreu i Qeverisë, se në Bruksel po tregohen të urtë, gjë që e përshkruan duke përdorur fjalë figurative, në këtë rast fjalën ‘pulë’.

“Kryeministri i vendit e pyet Berlinin, Ëashingtonin, Parisin se ku ka arritur procesi i dialogut. Kryeministri vetë duhet të dijë se çka ka ndodhur me procesin e jo të mos dijë vetë. Atje po shkoni si pula, këtu po trimëroheni”, ka qenë deklarata e saj.

Deputetja e VV-së, tutje thotë se Hoti është i papërgatitur, gjë që sipas saj e ka treguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Ai thotë nuk e di çka ka ndodhur, por nuk janë të vërteta, je i papërgatitur. Para vetë Vuçiqit tregon se Hoti nuk është një politikan i aftë”, tha ajo.

Sipas Pacollit, Vuçiqi në një deklaratë të djeshme doli dhe tha se “ma lini mua çështjen e dialogut sepse unë jam veteran i politikës dhe e di procesin ‘fije e për pe’, ndërsa kryeministrit i vendit tonë nuk di asgjë për procesin”, ka thënë Pacolli. /Insajderi.com/