PDK-ja dhe Vetëvendosja kërkojnë dialog për njohje, kryeministri thotë se kushtetuta është platforma

PDK-ja dhe Vetëvendosja kërkojnë dialog për njohje, kryeministri thotë se kushtetuta është platforma

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka propozuar në Kuvendin e Kosovës një projekt rezolutë për dialogun me Serbinë në mënyrë që mos te bisedohet për çështje teknike, njofton Insajderi.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Hoti ka thënë se platforma e vetme është Kushtetuta e Kosovës,  derisa shtoi se integriteti territorial nuk ka qenë ndonjëherë temë, edhe në qeverinë e kaluar u ndërtuan teori konspirative për të mos shkuar në dialog, sepse po negociohet për integritetin territorial.

Më pas kryeministri Hoti theksoi se strategjia është vetëm fundi i dialogut me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Ndaj këtyre  deklaratave të kryeministrit ka replikuar deputeti i VV-së Rexhep Selimi i cili tha se po Hoti po e demanton vetveten kur po thotë “ejani në bisedime flasim vetëm njohje reciproke”.

Po ashtu ka kërkuar sqarim nga Hoti të sqarohet se çka ka dashur të thotë presidenti për koordinatorin se është një dakordim ndër shtetëror.

Debati për dialogun është duke vazhduar ende në Kuvend të Kosovës./Insajderi.com