Armend Zemaj viziton Kliniken Torakale dhe Qendrën Klinike Universitare

Armend Zemaj viziton Kliniken Torakale dhe Qendrën Klinike Universitare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në kuadrin e angazhimit të tij për mobilizim dhe menaxhim të situatës me Covid-19, ka vizituar nga afër sot Klinikën Torakale dhe Qendrën Klinike Universitare, njofton Insjaderi.

Sipas Zemajt, këto dy dikastere të shëndetësisë i kanë specifikat e veta, e ku krahas shërbimeve për rastet me Covid-19, aty po zgjerohen kapacitetet për shërbime tjera për qytetarët.

“Kjo klinikë i ka specifikat e veta, por personali aty po bën maksimumin që përkundër reduktimit të stafit në nivele të ndryshme, po angazhon kapacitetet që krahas ofrimit të shërbimeve për pacientët Covid-19, të ofrojë edhe shërbime të tjera për pacientët. Si Ministri jemi duke ofruar mbështetjen për fuqizimit të klinikave, stafit dhe profesionisteve shëndetësor, me qellim që qytetarëve t’u ofrohen shërbimet më të mira shëndetësore”.

Minstri Zemaj vazhdimisht ka bërë vizita dhe ka angazhuar profesionistë të ndryshëm që te menaxhohet sa më mirë situata me Covid-19./Insajderi.com