67 pacientë me COVID-19 në spitalin e Pejës

67 pacientë me COVID-19 në spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 67 pacientë me Covid-19, njoftohet nga vetë Spitali në në llogarinë zyrtare në Facebook.

Nga këta pacientë 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile, njofton Insajderi.

7 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Një pacient i moshës 73 vjeçare nga Komuna e Klinës fatkeqësisht ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

“I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat”, njoftohet nga spitali./Insajderi.com