Muhamet Mustafa do ta drejtojë pjesën e ekonomisë në dialog me Serbinë

Muhamet Mustafa do ta drejtojë pjesën e ekonomisë në dialog me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka numëruar disa nga humbjet që i janë shkaktuar Kosovës gjatë luftës, që kapin shifrën miliarda dollarë, derisa ka njoftuar se pjesën e ekonomisë në dialogun Kosovë-Serbi, do ta udhëheq profesori Muhamet Mustafa, njofton Insajderi.

Hoti mbrëmë në mbyllje të seancës së Kuvendit, tha se dëmet e luftës janë të arkivuara në arkivin e shtetit nga viti 2000-2001, të përgatitura atëherë në përputhje me strategjinë standarde ndërkombëtare për evidentimin e dëmeve nga vitet 90-ta dhe të dëmeve të luftës.

Ai tha se para se të diskutohet kjo temë në takimin e ardhshëm, kurdo që do të caktohet ai, do të shkojë në Kuvend dhe do të tregojë në detaje qëndrimin./Insajderi.com