Gjendet një trup i pajetë në një rrugë të Gjilanit

Gjendet një trup i pajetë në një rrugë të Gjilanit

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në komunën e Parteshit, afër Gjilanit.

Për vdekjen e viktimës, në polici kanë raportuar familjarët e të ndjerit, ndërkaq trupi i pajetë i tij është gjetur në rrugë.

Në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është raportuar nga familjarët se në rrugë është gjetur viktima mashkull  pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Insajderi.com/