Ganimete Musliu i quan të papranueshme kritikat e Hotit për Policinë dhe inspektorët

Deputetja e PDK-së i ka quajtur të papranueshme kritikat e Hotit ndaj autoriteteve të rendit në mbikëqyrje të zbatimit të vendimeve të Qeverisë kundër COVID-19.

Ganimete Musliu i quan të papranueshme kritikat e Hotit për Policinë dhe inspektorët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kundërshtuar kritikat e kryeministrit, Avdullah Hoti, ndaj Policisë së Kosovës dhe inspektorëve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se inspektorët dhe Policia e Kosovës po neglizhojnë punën e tyre e kështu sipas tij nuk zbatohen në mënyrë të mirëfilltë vendimet e Qeverisë për mbrojtje nga Coronavirusi.

“Policia e Kosovës dhe inspektorati duhet të motivohen dh te inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmërimi i rasteve të para me Covid19”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Postimi i plotë:Deklarata e Kryeministrit Hoti se: Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid, është e pa pranueshme dhe e padrejtë.
Policia e Kosovës dhe inspektoriati duhet të motivohen dh te inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmerimi i rasteve të para me Covid19.
Nëse nuk mund të bëjmë më shumë për ta, të jemi të paktën mirënjohës dhe falenderues për sakrificën e tyre🙏!
🔴Kujdes 🦠 vret!
Sot trim vlersohet ai qe bartë 😷 dhe mbanë distancë