756 profesionistë shëndetësorë të prekur me Covid-19

756 profesionistë shëndetësorë të prekur me Covid-19

Që nga muaji mars, kur u shënuar rastet e para me Covid-19 në Kosovë, e deri më sot, nga personeli shëndetësor janë infektuar me Coronavisrus 756 profesionistë shëndetësorë, njofton Insjaderi.

Nga ky numër i të infektuarve, si pasojë e infektimit me Coronavirus kanë humbur jetën 3 profesionistë shëndetësorë.

Këtë statistikë e ka bërë publike zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili gjithashtu ka bërë thirrje që të respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Postimi i plotë në Facebook:

“Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në Kosovë (13 mars 2020) e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësor janë prekur nga ky infeksion (brenda dhe jashtë institucioneve shëndetësore).

Këtë javë kemi humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë kosovare: profesorin Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka. Personeli shëndetësor nuk kanë nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën, ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal, të zbatojë masat e thjeshta si bartja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës (sociale e fizike) dhe higjienës. Kështu atyre u lehtësohet puna. Humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor na bën të gjithëve më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi që nuk njeh moshë, gjini, profesion, pozitë apo opozitë dhe që infekton e vret pa mëshirë.

#Kujdes, mos u anko pastaj”./Insajderi.com