Nëntë vite nga ndarja me heroin Enver Zymberi

Vrasja e policitl kosovar në Veriun e Kosovës kishte tronditur shoqërinë.

Nëntë vite nga ndarja me heroin Enver Zymberi

9 vite më parë Kosova kishte një hero më shumë emri i të cilit është Enver Zymberi

Në objektin e administratës së Policisë së Kosovës duke filluar nga ora 10:00 do të fillojë ceremonia e përkujtimore për heroin, Enver Zymberi.

Enveri Zymberi kishte marrë plagë në korrik të vitit 2011, në një aksion të Policisë së Kosovës në Veri të vendit.

Paramilitarët serbë kishin hedhur plumba mbi pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke e bërë hero, Enver Zymberin.

Ai aksion ishte shumë i rëndësishëm që pas vitit 2011 të ketë edhe aksione tjera në Veri të Kosovës. /Insajderi.com/