Para dy viteve kishte ndërruar jetë figura e rezistences, Adem Demaçi.
Para dy viteve kishte ndërruar jetë figura e rezistencës së Kosovës, Adem Deçaci.
Demaçi kishte vuajtur 28 vite burg për shkak të aktivitetit të tij politik me kauzë kombëtare. Pas lirimit Demaçi pa humbur kohë kishe vazhduar aktivitetin aty ku e kishte lërë.
Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).
MË 26 Korrik të vitit 2018, Demaçi ishte larguar nga kjo botë me një veprimtari të çmuar kombëtare. /Insajderi.com/