Vdes një person tjetër në Gjilan nga Coronavirusi

Një tjetër persona ka ndrruar jetë nga Coronavirusi në Kosovë.

Vdes një person tjetër në Gjilan nga Coronavirusi

Një 70 vjeçar ka humbur jetën në përballje me Coronavirusin në Komunën e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

“Humb betejën me #COVID19 edhe një qytetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q.S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejën për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Kosova po regjistron vazhdimisht viktima nga Coronavirusi. /Insajderi.com/