Dhunohet një grua në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Dhunohet një grua në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar si pasojë e dhunimin seksual që ka përdorur ndaj një vajze dje në Podujevë.

Policia e Kosovës raporton se më datë 25 korrik, rreth orës 08:30, një person është ndaluar pasi që i njëjti kishte dhunuar viktimën femër.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Podujevë 25.07.2020 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com/