Çfarë u tha në takime?

Hyseni e informon Hotin për takimet në Bruksel

Koordinatori shtetëror për dialog me Serinë me t’u kthyer nga Brukseli ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës për ta informuar se çfarë ndodhi në kryeqytetin evropian.

Hyseni e informon Hotin për takimet në Bruksel

Zyra për Informim e kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se Avdullah Hoti është njoftuar nga Skënder Hyseni për takimet që ky i fundit i ka zhvilluar në Bruksel, njofton Insajderi.

Hyseni, që u zgjodh koordinator shtetëror për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë, javën e kaluar zhvilloi takime si udhëheqës i palës kosovare, me Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Po ashtu, Hyseni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent-Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Në njoftimin nga zyra e kryeministrit nuk janë dhënë më shumë detaje për takimin mes Hotit e Hysenit./Insajderi.com