Thaçi takohet me Hysenin: Në Bruksel do të dialogohet vetëm për njohjen ndërshtetërore

Thaçi takohet me Hysenin: Në Bruksel do të dialogohet vetëm për njohjen ndërshtetërore

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka pritur në takim, Koordinatorin Shtetëror për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Skënder Hysenin.

Thaçi e ka uruar edhe një herë për emërimin e tij në këtë detyrë, duke shprehur besimin se me përvojën dhe angazhimin e tij Hyseni do e koordinojë këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme.

“E kam mirëpritur emërimin tuaj si koordinator për dialogun, sepse besoj fuqishëm në eksperiencën dhe qasjen tuaj gjithëpërfshirëse e përafruese mes gjithë spektrit politik në vend”, u shpreh presidenti Thaçi.

Siç bëjnë të ditur nga Zyra e Presidentit, kreu i Kosovës ritheksoi se në Bruksel duhet të dialogohet vetëm për marrëveshjen përfundimtare që sjellë njohjen reciproke ndërshtetërore.

I pari i shtetit dhe koordinatori për dialog, kanë biseduar edhe për nevojën e mbështetjes së këtij procesi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Që të dyja palët Hyseni kanë ritheksuar se krijimi i unitetit politik është përcaktues për suksesin në procesin e dialogut. /Insajderi.com/