Vdes nga Coronavirusi babai i ish-ministrit të Arsimit

Vdes nga Coronavirusi babai i ish-ministrit të Arsimit

Ka ndërruar jetë babai i ish-ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-ministri Bytyqi, i cili njoftoi se babai i tij ka qenë i infektuar me Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shtuar tutje se i ndjeri do të varroset sot, por për shkak të pandemisë varrimi i tij do të bëhet vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar.

“Sot në ora 9:10 vdiq baba i jonë, Qerim Bytyqi, në moshën 82 vjeçare. Pas një sëmundje të shkurtër dhe me pas i shoqëruar edhe me COVID-in ai nuk arriti te ja dal”.

“Ju njoftojmë se varrimi i babës tonë bëhet në varrezat e fshatit Arllat lagjja Bytyq, në ora 17:00. Për shkak të Pandemisë (COVID 19), jemi të detyruar që varrimin ta bëjmë vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar”, ka shkruar Bytyqi. /Insajderi.com/

NJOFTIM

Sot ne ora 9:10 vdiq baba i jone, Qerim Bytyqi, në moshen 82 vjecare. Pas nje semundje të shkurtër dhe me pas i…

Posted by Shyqiri Bytyqi on Monday, July 27, 2020