117 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

117 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Qeverinë e Shqipërisë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kane rezultuar 117 raste të reja me Covid-19, njofton Insajderi.

Gjithashtu gjatë këtyre 24 orëve, si pasojë e infektimit me Covid-19, kanë vdekur edhe 6 persona, një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera, si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Të shëruar gjatë ditës së sotshme kanë rezultuar 63 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2745./Insajderi.com