Vdes edhe një person me Covid-19 në Kamenicë

Vdes edhe një person me Covid-19 në Kamenicë

Ka ndërruar jetë edhe një person nga Kamenica si pasojë e infektimit me Covid-19, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, në rrjetin e tij social, Facebook.

Në njoftimin e Kastratit thuhet se ky është rasti i katërt nga Kamenica i cili ka humbur betejën me Covid-19.

“Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostikuar me COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus. Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje”, shkruan Kastrati.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat.

“Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht në respektimin e udhëzimeve. Vendos maskën, pastro duart e mbaj distancë, sepse vetëm kujdesi i secilit prej jush, përbën kontribut të jashtëzakonshëm në parandalimin e shpërndarjes së virusit”./Insajderi.com