Sela: BDI nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Sela: BDI nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka deklaruar se “ky popull kërkon liri siguri këtu në trojet e tyre”, në marshin protestues që po mbahet në Shkup, nën moton “Marsh për Demokracinë”.

Sela tha se nga KSHZ u përgatit manipulimi dhe vjedhja e votës më 15 korrik.

“Kemi kërkuar që të kemi anëtarin në KSHZ që të mbrojmë votën e qytetarëve por nuk na kanë dhënë as përgjigje. Ata e dinin pse? Sepse me atë të drejt do të fitojmë në gjykatën administrative. Ky është vendi i krimit ku u vodh ardhmëria e shqiptarëve. Ne e dhamë kontributin tonë që një pjesë e regjimit të bie në zgjedhjet e kaluara, tash është koha që të bie edhe gjysma tjetër e regjimit”, pohoi Sela.

“Ata vetëm legjitim nuk janë. Legjitimiteti ka vetëm një formë për tu arritur, legjitimiteti  donë procedurë demokratik të drejtë, nuk pranon shantazhin, nuk pranon blerjen dhe vjedhjen e aq më pak nuk pranon mbushjen e kutive”, tha Sela.

Ai tha se para selisë së BE-së në Maqedoninë e Veriut bëjnë thirrje për demokraci.

“Ne do të jemi ata që do të mbrojnë sigurinë, lirinë dhe të drejtën e shqiptarit për të jetuar i lirë dhe i sigurt këtu në tokën e tyre, në tokën e të parëve të tyre. Nuk do të dorëzohemi në asnjë moment. Ne ashtu të civilizuar si sot por edhe si ditën e zgjedhjeve, legjitimitetin do ta sjellim në duar të sigurta”, tha Sela.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para protestuesve tha se mesazhi kryesor të cilën ata e japin është se loja nuk ka përfunduar ende.

15 korriku i viti 2020 do të mbahet mend si dita e vjedhjes masive të votës shqiptare. Por 27 korriku do të mbahet mend si dita e rezistencës kundër kësaj vjedhje. Më vjen keq që njerëzit që udhëhoqën me institucionet e vendit dhe përfaqësuan shqiptarët për 18 vite me radhë që i sollën shqiptarët në pikën që ata ta sheshin edhe votën e tyre. Këtë nënçmim këtë përbuzje nuk ua ka bërë askush deri sot. Turp ju qoftë”, tha Gashi.

Ai deklaroi se ata që mendojnë që i kanë fituar zgjedhjet e kanë vetëm legalitetin e KSZH-së, por legjitimitetin kur nuk mund ta kenë ngase ai i takon popullit.

Gashi tha se ka dy porosi, njëra për partitë politike maqedonase dhe tjetra për bashkësinë ndërkombëtare.

Ata duan ta vjedhin këtë legjitimitet nga ne. Me 12 deputetët tonë do të bëjmë betejë, ta kthejmë legjitimitetin aty ku buron. Porosia e parë është për partitë maqedonase: Të mos lejoni të nëpërkëmbni  legjitimitetin e shqiptarëve, ju e dini shumë mirë kush i përfaqëson ata, pas 15 korriku e këndej.  Mos lejoni që ky vend sidomos në pjesën shqiptare të bij në diktaturë, demokracia duhet të jetë e njëjtë edhe te maqedonasit edhe tek ne. BE duhet ta ndihmoj këtë vend, dhe shqiptarët të përfaqësohen prej popullit dhe zërit të tyre, dhe ky zë është pikërisht këtu”, tha Gashi.

Ai shtoi se nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre dhe do të vazhdojnë të jenë në shesh deri sa demokracia të ngadhënjej./Insajderi.com