Armend Zemaj: Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave anti-Covid

Armend Zemaj: Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave anti-Covid

Minstri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të reja për menaxhimin e situatës me Covid-19, njofton Insajderi.

Ky hap vjen pas takimit që ka pasur sot ministri Zemaj me drejtorët e inspektorateve të komunave të Kosovës.

Në njoftimin e tij në Facebook, Zemaj ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të bëhet rishikimi I masave dhe mekanizmave që ndihmojnë në menaxhimin e situatës me Covid-19.

“Sot gjatë takimit me drejtoret e inspektoreve të komunave të Kosovës prej të cilëve kërkova koordinim më të mirë ndërmjet inspektorateve komunale me inspektoratet tjera.

Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave dhe mekanizmave funksional që ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë dhe sigurojnë kontrollimin dhe respektimin e masave, në të gjitha komunat e Kosovës”.

Më pas Zemaj ka thënë se do të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies në çdo komunë te vendit./Insajderi.com