Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, është vendosur që nga data 28 korrik 2020 të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë i’u lejohet shërbimi deri në ora 22:30 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, njofton Insajderi
Në njoftimin e qeverisë më pas thuhet që, jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në vende të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete).
Përveç ndryshimit për orarin e shërbimeve gastronomike, në vendimin e sotshëm të qeverisë, është vendosur që edhe çerdhet publike dhe private mund të fillojnë me aktivitet pas vlerësimeve mbikëqyrëse nga autoritetet komunale në përputhje me manualin anti-Covid.
Ky ndryshim i masave vjen pas disa pakënaqësive të shprehura ne qytetarët dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme./Insajderi.com