Për shkak të pandemisë globale me Covid-19, për herë të parë këtë vit, besimtarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të shkojnë në Haxh.
“Jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por nga e gjithë bota, askush nuk do të shkojë në Haxh. Vetëm 1.000 deri në 10,000 besimtarë nga Arabia Saudite do të kryejnë Haxhin këtë vit”, deklaroi Irsall Jakupi nga Bashkësia Fetare Islame në këtë vend.
Myftiu i Dibrës, Reshat Kaçallniku, gjithashtu konfirmoi se për shkak të gjendjes tashmë të njohur me Covid-19, besimtarët nga Myftinia e Dibrës, si dhe nga myftinitë e tjera, nuk do të shkojnë në Haxh.
Nga vendi fqinj i Kosovës, vitin e kaluar kishin shkuar në Haxh 850 besimtarë ose 178 besimtarë më shumë se një vit më parë. Ndryshe, nga vendet e Ballkanit Perëndimor në vendet e shenjta myslimane të Mekës dhe Medinës, vitin e kaluar ishin 4.100 besimtarë, shumica e tyre nga Bosnja e Hercegovina, rreth 1.680 dhe 1.100 besimtarë të Kosovës. Nga Shqipëria rreth 400 besimtarë, nga Serbia rreth 250, nga Mali i Zi mbi 50 dhe 15 nga Kroacia.
Dita e parë e festës së madhe islame Kurban Bajrami Bajrami bie më 31 korrik (e premte). Festa festohet për katër ditë. Ditën e parë, besimtarët, të cilët mund ta lejojnë atë,
therin kurban, kryesisht dash, pas së cilës mishi u shpërndahet familjeve të varfra. /Insajderi.com/