Gjyshinca për Shalën e Gashin: Më quajtën budalla – më thanë se “kemi punë me ty”

Gjyshinca për Shalën e Gashin: Më quajtën budalla – më thanë se “kemi punë me ty”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, ka treguar se si është sulmuar, sipas tij, nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, pasi përfundoi mbledhja e komisionit parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Gjyshinca, duke folur në Klan Kosova, ka ftuar që për t’u vërtetuar pretendimet e tij për sulmin e deputetëve të LDK-së, të shikohen edhe kamerat e Kuvendit.

“Kanë filluar të më fyejnë dhe të bëjnë sulme verbale, me kanë quajtur budalla. Për mua kjo gjuhë është e pa pranueshme”.

“Më pas me kanë kapur dhe më kanë tërhequr në drejtim të hollit të kuvendit duke më thënë që eja dalim jashtë, kemi punë më ty”

“Përveç Kujtim Shala dhe Arben Gashi, presion me ka bërë edhe deputetja Doruntina Maloku”, ka thënë deputeti Gjyshinca, njofton Insajderi.

“Pasi e kam nxjerr telefonin, në mënyrë që te bej publike për të gjithë, atëherë ata menjëherë janë ndal dhe kanë ndërruar qasje ndaj meje”.

Gjyshinca po ashtu ka thënë se ka edhe lëndime trupore, të cilat i ka paraqitur në polici.

Deputetët e LDK-së, Shala e Gashi, kanë hedhur poshtë akuzat e Gjyshincës.

Kanë thënë se ai po shpif dhe se nuk është e vërtetë që ka pasur sulm ndaj tij./Insajderi.com