Maqedoni e Veriut: Prokuroria për krim të organizuar bastis në Komisionin Zgjedhor

Maqedoni e Veriut: Prokuroria për krim të organizuar bastis në Komisionin Zgjedhor

Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar e Republikës së Maqedonisë së veriut  pas zërave të përhapur sot hyri në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për të përcaktuar nëse ka vepër penale gjatë zbatimit të furnizimit të softuerit të këtij institucioni, konfirmuan nga prokuroria.

Që atje nuk potencuan nëse prokurorët akoma janë të pranishëm në KSHZ, por theksuan se vetëm gjatë kësaj bastisje është marrë dokumentacioni i tenderit, që të përcaktohet nëse janë respektuar procedurat ligjore, njofton Insajderi.

Për dallim prej cikleve të tjera zgjedhore, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më datën 15 KSHZ nuk kishte mundësi në mënyrë elektronike t’i kumtojë rezultatet e njësiteve zgjedhore.

Shkaku, siç informojnë që atje, ishte sulm kibernetik në ueb faqen e KSHZ-së, i cili zgjati disa ditë pas zgjedhjeve./Insajderi.com