“Bashkë brenda, të fortë jashtë”

Fatmir Limaj: Konsensusi politik i garanton Kosovës marrëveshje të mirë me Serbinë

Fatmir Limaj: Konsensusi politik i garanton Kosovës marrëveshje të mirë me Serbinë

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka folur rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke u shprehur se vetëm një konsensus politik Brenda vendit Kosovës I garanton marrëveshje të mirë në raport me Serbinë, njofton Insajderi.

Gjatë një prononcimi në RTK, Limaj ka thënë se edhe gabimet e dialogut të nisur në vitin 2011 nuk guxojnë̈ të përsëriten. Në ato bisedime është hapur pakoja e Ahtisarit pa nevojë.

Kosova, sipas tij, ka bërë̈ një̈ kompromis të madh me pakon e Ahtisarit dhe se krejt ai kompromis është̈ bërë̈ për njohjen e Kosovës, pra pavarësinë̈.

Më pas Limaj ka thënë se dialogut me Serbinë̈ duhet t’i paraprijë një agjende e qartë dhe dialog që përfundon me njohje reciproke.

Tutje, ai ka thënë̈ se nuk ka mundësi me u përmbyllë dialogu pa një konsensus të forcave politike.

“Agjenda e qartë dhe konsensusi gjerë̈ i garantojnë̈ Kosovës marrëveshje të mirë. Kjo mundëson tani edhe ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend. Është̈ skandaloze për një̈ parti politike, e cila nuk është̈ në shërbim të interesave të vendit, por pret që të gabojë forcat tjera politike. Është̈ momenti i fundit për një̈ reflektim dhe me kthye pozicionimin e vendit në raportin ndërkomëbtare ndryshe”.

Në fund ai ka shtuar se këto padrejtësi ndaj nesh janë edhe si pasojë e përçarjes që kemi Brenda në Kosovë./Insajderi.com