Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar për vdekjen e një doktori si pasojë e Coronavirusit.
Bëhet fjalë për doktorin, Lulzim Kolgjeraj i cili ka qenë tri javë në QKUK si i hospitalizuar.
Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.
“Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij”, ka shkruar Haskuka në Facebook.
Numri i mjekëve të vdekur si rezultat i Coronavirusit po rritet gjatë javës së fundit. /Insajderi.com/