Shpejtim Bulliqi infektohet me COVID-19

Shpejtim Bulliqi infektohet me COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, njofton Insajderi.

Lajmin për infektimin me virus Bulliqi e ka dhënë në  llogarinë e tij në Facebook, ndërsa ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se është në vetë-izolim duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë, ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv. Ju njoftoj se do të jem në vetë-izolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së. Gjendjen shëndetësore e kam stabile Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat”, ka shkruar Bulliqi./Insajderi.com